Gazetarja Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës që ka bërë në Beograd. Asokohe ajo publikoi në rrjetet sociale një foto ku shkruante se ndihet shumë e sigurt kudo ku nuk ka shqiptarë. Deklarata e saj shkaktoi shumë bujë në rrjet dhe Zhaklina ‘u kryqëzua’ nga ndjekësit dhe jo vetëm.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Lekatari u shpreh se është ndjerë e përdhunuar verbalisht. Sipas saj dhuna është e papranueshme.
“Jam ndjerë super mega e dhunuar, e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”- tha ajo.