Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se dëshiron vetëm paratë e Bashkimit Evropian, por jo vlerat e saj.
“Beogradi dëshiron fondet e BE-së, pa vlerat e BE-së. Dëshiron para nga Brukseli pa reforma në Serbi. Pra, dëshiron mbështetje financiare dhe ekonomike, pa anëtarësim që sjell edhe obligime në përgjithësi”, tha Kurti.
Më tej, Kurti shtoi se ekzistojnë iluzione tek ata që besojnë se duke u sjellur mirë me autokratët, ata do të bëhen më të mirë. Përkundrazi, sipas tij, çfarëdo bujarie, autokratët e keqkuptojnë, keqinterpretojnë dhe keqpërdorin.