Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar ditën e sotme se gjatë natës ka pasur shpërthime të fuqishme në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.
Elshani konfirmon se bëhet fjalë për shok-bomba. Sipas tij, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por është dëmtuar një automjet policie. Autoritetet po hetojnë në lidhje me këtë ngjarje dhe se ende nuk ka persona të dyshuar.
Ky incident vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa vijnë edhe rriten.