Duomo e Milanos priti dje qindra mijëra njerëz në funeralin e ish-kryeministrit të ndjerë italian, Silvio Berlusconi.
Mes VIP-ave dhe liderëve politikë, vëmendjen e mori Maria De Filippi e cila shoqërohej nga Silvia Toffanin. Prezantuesja ishte ndër të parat që mbërriti, e veshur me një këmishë të bardhë që u pa çuditshëm nga të pranishmit dhe mediat.
Cesara Buonamici shpjegoi se pse De Filippi zgjodhi një këmishë të bardhë në funeralin e ish-kryeministrit, kur protokolli përmban ngjyrën e zezë.
“Protokolli i funeralit shtetëror kërkon që fustani të jetë i zi, por ajo me siguri do të ketë zgjedhur të bardhën sepse e di që ai do të kishte dashur kështu. Berlusconi gjithmonë thoshte: “Vishuni lehtë dhe nëse mundeni, vishni flokë biondë sepse flokët e errët nuk e lënë dritën”, më thoshte gjithmonë edhe mua”, ka thënë ajo.