Mbrëmjen e sotme do të mësohet edhe kundërshtari i Kroacisë në finalen e Ligës së Kombeve. Në orën 20:45 në stadiumin e “Tuentes” do masin forcat Spanja dhe Italia. Dy kombëtare historike synojnë finalen e madhe të turneut të UEFA-s, pasi e shikojnë si rrugën më të shkurtër për tu kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm.
Fitorja do vlente shumë edhe për arkat e kombëtareve, pasi do marrin rreth 9 milionë euro bonuse nga UEFA.