Aktori më i njohur për rolin e tij në ”Everwood”, Treat Williams ka humbur tragjikisht jetën në një aksident me motor, në moshën 71-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar nga agjenti i tij, Barry McPherson.
“Williams po ngiste motoçikletën e tij në një autostradë të Vermontit kur një makinë i preu rrugën atij teksa po kthehej në Dorset, Vermont”, bëri me dije shefi i zjarrfikësve.
Williams u dërgua në spital me një helikopter të dërguar nga Ticonderoga, Nju Jork, por nuk mundi të shpëtonte.
Ai mori famë në moshën 28-vjeçare në versionin filmik të ”Hair”, me të cilin u nominua për ”Golden Globe” për ”Yllin më të Mirë të Ri”, dhe vazhdoi me ”Prince of the City” dhe ”Smooth Talk”.