Rita Ora me origjinë shqiptare, është një nga këngëtaret që na ka bërë krenar me zërin e saj dhe ka ngritur lart flamurin kuqezi. Megjithatë, ndonëse është një VIP me famë ndërkombëtare, ajo është një vajzë tipike shqiptare, ku prindërit gjatë gjithë kohës i vënë në dukje se është nën peshë dhe duhet të ha pak më shumë.
I tillë ishte komenti i fundit i nënës së saj, Vera Ora.
Duke qenë se vajza e saj ka humbur disa kile kohët e fundit, ajo Vera i sugjeron të hajë ‘pite’, ushqimin tradicional shqiptar. “Një pite të duhet se ligsht”- shkruan ajo me humor teksa ende nuk ka marrë një përgjigje nga Rita.