Grida Duma ditën e djeshme festoi ditëlindjen. Përtej paraqitjes dinjitoze të përcjelljes së mesazheve e diskutimeve në panele të ndryshme, Grida ka marrë gjithmonë vëmendje me pamjen e saj, stilin dhe sharmin që përcjell. Prandaj për këto të fundit edhe mosha e saj është rasti kur thuhet se është thjesht një numër.
Grida Duma mbush dje 46 vjeç. Ajo është parë gjithmonë si një figurë e rëndësishme e Parlamentit shqiptar, prandaj është ende e vështirë ta shohim jashtë petkut të politikanes, por duket se edhe si moderatore Grida Duma ka ditur t’ja dalë mirë e të ketë sukses.
Kujtojmë se në intervistën e saj të fundit, Grida Duma zbuloi si rrallë herë statusin e saj dhe nuk është më beqare. Ajo pranoi se është në një lidhje dashurie dhe ndihet e plotësuar, ndërkohë që përqafimin e ngrohtë që duhet ta ketë çdo femër, qoftë dhe ajo më e forta, e ka.