Ditën e sotme në qytetin e Durrësit është vjedhur banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku. Në një prononcim pas kamerave, gjyqtarja ka deklaruar se i kanë vjedhur 2 mijë euro dhe bizhuteri. Ajo është shprehur se nuk e ka idenë kush mund ta ketë vjedhur banesën e saj dhe se në banesë nuk ka kamera pasi sipas saj, nuk ka pasur arsye të vendosë kamera në një shtëpi normale.
Kur familjarët kanë konstatuar vjedhjen në banesë, ka qenë bashkëshorti i gjyqtares ai që ka denoncuar rastin në polici.
Hajdutët kanë hyrë në banesën e gjyqtares ditën e dielë por nuk dihet përse lajmi është bërë publik vetëm ditën e sotme.