Jo vetëm të ngjashëm për nga tipologjia e arrestimit të tyre, por tashmë dy nga eksponentët e Partisë Socialiste do të ndajnë të njëjtën qeli.
Bëhet fjalë për ish-kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. VIP-at e Partisë Socialiste do të jetë në të njëjtën qeli në paraburgimin e Durrësit. Vangjush Dako akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’, ndërsa Alqi Bllako akuzohet për abuzim me inceneratorin e Elbasanit.