Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfiskuar 7 pasuri të Jani Aliajt, i cili vrau Elton Çiçon në vitin 2016. Në llogari të shtetit kalojnë pasuri në emër të Aliajt por edhe të familjarëve të tij. Konkretisht 4 pasuri me sipërfaqe 222 m2 të blera ndër vite, një objekt në proces legalizimi në Palorto Gjirokastër, një ullishte me sipërfaqe 200 m2 në Borsh dhe një vilë tjetër po në Borsh në proces legalizimi.
Jani Aliaj është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-Bllokut.