Kledi Hysa dhe Evi Reçi prej gati një viti po jetojnë një histori të bukur dashurie. Edhe pse romanca e tyre u zbulua që vitin e kaluar, ata e zyrtarizuan vetëm disa muaj më parë.
Sakaq, një koment në Instagram ka ngritur dyshime se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së parë. Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social një foto nga jugu, poshtë të cilës mikesha e saj moderatorja Arjola Shehu ka bërë një koment i cili ka lënë shumë vend për aludime.
Nuk dihet nëse vajzat po nënkuptojnë një shtatzëni apo kanë ndonjë kod mes tyre.