Protestat e dhunshme të serbëve në veri, kanë bërë që Parlamenti i Kosovës të mblidhej ditën e sotme seancë plenare. Me të nisur të seancës, Haradinaj kërkoi mocion mosbesimi për Albin Kurtin.
Ky i fundit ka ndjekur të njëjtën retorikë si në fillim të tensionimit të situatës ku shprehet se zgjedhjet në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjin dhe se mbajtja e tyre nuk mund të shtyhej më. Sipas tij, qëllimi i Listës Serbe përveç braktisjes së institucioneve dhe zgjedhjeve, ishte që të ‘bindte’ edhe Kosovën që t’i braktiste ato. Kurti është shprehur se ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme pasi në të kundërt do të sulmoheshin kryetarët e komunave.
“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve. Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.
Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hynë policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij. Me lejoni t’ju njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marrë pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të Republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.