Shtëpia e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
I pyetur se cili mund të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj se ka qenë energjia elektrike ajo që e ka shkaktuar zjarrin.
Këngëtari tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren. Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.