Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje. Dhe duke qenë se është komshi me “Arka Art Hotel”, Luizi tha se s’do i ndahet dhe do vazhdojë të konsumojë ushqimet e shijshme dhe darkat romantike me partneren e tij, Kiarën.
“Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera. Faleminderit edhe njëherë”, dëgjohet të thotë Luizi.