Olta Gixhari paralajmëroi se nuk do të shkëputej nga bota e spektaklit duke njoftuar për projekte të reja. Mirëpo surpriza nuk përfundon kështu.
Në këtë projekt është i përfshirë edhe fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli. Nga sa mëson Kryefjala.com ata do luajnë në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”.
Po e njëjta media ka zbuluar se në film Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.