Teksa Olta Gixhari ishte brenda në shtëpi shumë është diskutuar marrëdhënia e saj me të motrën, Gerta. Ato nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram dhe tashmë Gerta e ka treguar pse kanë vendosur që të mos jenë “shoqe në rrjetet sociale”.
“Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta.
Edhe Olta më herët ka zbuluar se nuk ka asnjë hatërmbetje me motrën e saj.