Tea Trifoni ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kiara Titos. Ajo është shprehur se është kërcënuar me jetë nga Kiara dhe burri i tezes së saj, që punon në Ministri.
Këtë e zbuloi në një intervistë në media ku tha se nuk është kërcënuar vetëm ajo, por edhe opinionistja Zhaklin Lakatari.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku.
Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.