Olta Gixhari ka qenë një nga banorët më tekanjoze! Kjo dihej dhe është konfirmuar edhe regjisori Eduard Grishaj. Ai ka thënë se ajo ka qenë një ndër njerëzit më të vështirë për t’u menaxhuar.
Grishaj shtoi gjithashtu se edhe Tan Brahimi ka qenë po ashtu shumë i vështirë për t’u menaxhuar.
“Olta Goxhari ka qenë një nga banoret më tekanjoze. Por ka pasur dhe të tjerë tekanjozë. Vendin e dytë e mban Tan Brahimi, shumë problematik. Erdhi një moment që m’u bë si fëmija në kopësht. Vetëm më thërrisnin: O Edi ky Tan Brahimi do të dalë. Thoshte dua të dal… jo se nuk po dal, ose po dal… ka qenë më i bezdisshmi”, tha Grishaj.
Ai ka treguar se ky Big Brother do të jetë një mësim për të.
“Shumë të llastuar kanë qenë këtë vit, por do zëmë mend për vitet e tjera”.