Të gjithë sytë ishin te këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa teksa ajo mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Si një nga bashkë-prezantueset e eventit të mbrëmjes së 1 majit që nderon ekspozitën e re të Muzeut Metropolitan të Artit, “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie”, Lipa duhej të kishte një pamje magjepsëse dhe si gjithmonë ylli shqiptar nuk zhgënjeu.
Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë kremi dhe me disa qepje ngjyrë të zezë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992.
Por zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, ai gjerdan me diamant që bie në sy, ka një histori interesante. Lipa u bë ylli i parë që vendos diamantin e ri ‘Legendary të Tiffany & Co.’, i cili është vendosur në gjerdanin Lucida Star të labelit.
Siç ka raportuar revista e modës, Vogue, diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë ‘Tiffany’. Sipas etiketës, diamanti i ri i bardhë është me ngjyrë D, përmban 82 aspekte dhe është marrë me përgjegjësi nga Botsvana.
Diamanti origjinal ‘Tiffany’ i verdhë 128,54 karatësh ishte gjetur në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të famshme të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).
Vetëm katër gra kanë veshur diamantin origjinal ‘Tiffany’. Socialite Mary Whitehouse ishte e para që e veshi atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vendosi diamantin për fotot publicitare të vitit 1961 për Breakfast at Tiffany’s, Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një fushatë 2021 ‘Tiffany & Co’.
Me pamjen e saj të freskët, siç edhe i ka hije gjerdanit me famë botërore, Lipa gjithashtu bëri historinë e saj të modës më 1 maj në Met Gala 2023.