Marrëdhënia mes Efit dhe Luizit ka degraduar deri në ofendime personale. Ka qenë Luizi që ka deklaruar se do kishte turp ta kishte motër. Kjo për faktin se sipas tij, nuk do lejonte kurrë që motra e tij të merrte pjesë në një format si Për’Puthen, ku gjenden burra.
Mirëpo, përgjigja e ashpër ka ardhur nga moderatorja, Arbana Osmani. Ajo tha se duhet të ketë nga këto deklarata, pasi të njëjtën gjë mund të thonë edhe për Kiarën, e cila është lidhur në një format si Big Brother.
Luizi: Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.
Arbana: Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë në Big Brother, puthet dhe bën dashuri poshtë krevatit