Më shumë muzikë, rrjedhimisht më shumë para. Sipas raporteve të fundit mbi pasurinë e këngëtares me fame botërore Dua Lipa, rezulton se këngëtarja me origjinë shqiptare në fund të vitit 2022 zotëron një pasuri prej 35 milionë dollarësh.
Këngëtarja me fame botërore ka publikuar një listë të gjatë me hite botërore dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme si Grammy, Brit Awards, Billboard Music Awards, madje edhe dy Guinness, në vitin 2020, për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste femër ndërsa në vitin 2021, për numrin më të lartë të dëgjuesve mujorë në Spotify për një artiste femër.