Ka disa kohë që dyshja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë kthyer në dy prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë. Fillimisht u tha se ata janë në një krizë, më pas u ndanë e teksa së fundmi u raportua se çifti kishin rikuperuar sërish marrëdhëniet mes tyre. Por një gjë është e sigurisht, aktualisht Dafina dhe DJ Geek duket se janë në një raport të mirë me njëri-tjetrin. Këtë e konfirmoi edhe vetë interpretuesja e hitit “Amazing Girl” duke publikuar një fotografi të të dashurit të saj në InstaStory.