Demet Ozdemir u përfol në media se shkaku i ndarjes nga këngëtari Oğuzhan Koç, ishte tradhëtia e saj.
Flitej se ishte ajo aktorja në lajmet me titull “Një regjisor i martuar në një lidhje me një aktore të martuar” që pushtoi rrjetet sociale.
Demet ka hedhur poshtë me forcë lajme të tilla duke i cilësuar si të pavërteta dhe duke sqaruar se martesa e tyre ishte në krizë e nuk kishte asnjë lloj tradhëtie mes çiftit.
“E dija që do të ndodhnin gjëra të tilla. Nuk ka akuza të veçanta për ne. Këto janë lajme të trishtueshme, nuk janë reale. Do të ketë një divorc të pakontestueshëm. Akuzat për tradhti nuk janë të vërteta”, ishte komenti i saj.