Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një kohe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut. Që me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania ai u kthye ndër personazhet që mori vëmendjen më të madhe.
Teksa edicioni i dytë po shkon drejtë fundit, Luizi ndonëse shikohet si pretendenti kryesorë për të fituar, ai nuk e mendon të njëjtën gjë. Frikën që mund ta humbë çmimin e madh së fundmi ia ka shprehur edhe partneres së tij, moderatores Kiara Tito. Dyshja po qëndronin larg banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, kur Luizi tha se ndjehet i rrezikuar nga Deamishel dhe Kristi, pasi dyshja bashkë me të janë pjesë e BBVA që nga fillimi.
“Ata dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin, e kam seriozisht, tjetër nuk kam frikë sinqerisht, vetëm ata dy nuk ka pse të ketë tjetër, sepse janë të vjetër dhe kanë qëndruar shumë, janë ende në shtëpi”, u shpreh këngëtari.