Efi dhe Kiara janë janë dy nga banoret e rikthyera në shtëpinë e Big Brother VIP dhe kanë ngritur dyshimet për një pagesë të marrë por nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Në një bisedë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.
Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.
Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.
@engieee2♬ original sound – engie