Opinionistja e emisionit Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari është kthyer prej kohësh në një prej personazheve më të diskutuar në media. Ajo është komentuar shpesh për qëndrimet e saj në lidhje me disa nga banorët e shtëpisë, gjersa nuk kanë munguar edhe kontraditat e herë pas hershme. Megjithatë, Zhaklina duket se nuk e ka mirëpritur mirë komentin e një psikologeje të quajtur Anila, e cila në një koment të bërë në rrjetet sociale e ka quajtur opinionisten “të sëmurë mendore”.
“Ty Anil në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar, që t’i drejtohesh tjetrit dhe t’i thuash ‘Ti je dhe do të mbetesh e sëmurë psikike’. Sepse unë do të ta heq licencen e psikologes, do t’iu bëjë ‘print screen’ këtyre mesazheve dhe do kujdesem që të mos punosh më. Më thuaj vendin ku punon sepse nuk do të punosh aty”.
Më tutje, opinionistja thotë se e ka gjetur vendin ku punon dhe se do të dërgojë ankesë zyrtare te shefi i saj, pasi një psikologeje nuk i lejohet t’i drejtohet njerëzve të shoqërisë me një gjuhë të tillë.
Videoja në fjalë ka ngritur reagime të shumta në media, shumë prej të cilëve e kanë mbështetur Zhaklinën mbi faktin se psikologët duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si i shprehin qëndrimet e tyre.