Mjafton një detaj i vogël në një postim të Bora Zemanit, që rrjeti të nisë aludimet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Bora ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj, Donald Veshajn, në festën e ditëlindjes së Xhensila Myrtezajt, nga ku ka ndarë disa postime. Por, në veçanti një video që ka ndarë Bora, ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.
“Jemi shëndoshur icik o jet”- ka shkruar Bora krahas videos, e cila i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë se mund të jetë në një pritje të ëmbël.
Më herët, një shtatzëni e mundshme e Bora Zemanit ishte kryefjalë e mediave rozë. Shkak u bë sërish një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prekte asaj barkun.
Por vetë Bora hodhi poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh në atë kohë se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por nuk kishte asgjë konkrete.
“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.
Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me DJ e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.