Jori i ka dalë në krah Kiara Titos në përballjen e saj me Efin një natë më parë. Ajo u shpreh se e mirëkupton Kiarën për shkak se ka qëndruar vetëm një javë jashtë shtëpisë ku është përballur me shumë informacione dhe nuk ka pasur as kohë të qetësohet.
“Ajo ka dalë i ka parë. Janë një bombë. Dhe pefi as një jave nuk e ka pasur as kohën të qetësohet. Është nevrikosur për të gjitha gjërat dhe është futur në lojë. Ashtu do bëja edhe unë të kisha të dashurin tim këtu në lojë. Unë të jem shoqe me një njeri dhe i dashuri im të jetë armiku”, deklaroi ajo në një bisedë me Gertin pas spektaklit.