Në Big Brother lojtarët janë ftuar dje të shkruanin dhe të tregonin disa nga sekretet e tyre, ndërkohë që banorët e tjerë do mundoheshin t’i gjenin se kujt i përkisnin. Sekretet ishin nga më të ndryshmet, por ajo që shokoi banorët ishte “kam tentuar ti jap fund jetës”, sekret i lexuar nga Nita, të cilës iu desh pak kohë të merrte veten. Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij. Ai ka rrëfyer gjithsej 4 sekretet:
1-“Kam tentuar me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”