Brenda kësaj kabine tek godina e Top Channel u vra gabimisht Pal Kola. Vesa News sjell foton e rojës, i cili humbi jetën tragjikisht në mënyrë të pafajshme nga të shtënat e kallashnikovit.
60-vjecari kishte mbi 6 muaj që punonte si punonjës sigurie në një kompani private për ruajtjen e godinës së Top Channel. Kola jetonte në kushte të vështira ekonomike në zonën e Sharrës në Tiranë ku ishte vendosur pasi u largua nga Puka me familjen e tij 25 vite me parë.
Viktima ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, i cili në të njëjtat gjurmë përpjekjesh të babait, punon për të siguruar një jetë më të mirë, mes vështirësive si emigrant në Itali.