Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme ka votuar me shumicë votash draft rezolutën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me këtë draft rezolutë i kërkohet Këshillit Evropian miratimi i një rregulloreje të re që ndryshon listën e vendeve te treta, shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kërkesa për viza kur kalojnë në zonën ‘Shengen’.
Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë do të hyjë në fuqi që nga 1 janari 2024, pa pritur zbatimit nga ana e BE-së te sistemit të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS) proces i cili tashmë është shtyrë. Eurodeputetet theksuan se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së.
Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 18- ditore. Rregullat e reja tani duhet të miratohen në séancë plenare nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së. Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash.