Luizi dhe Armaldo, ose siç njihet në shtëpi me nofkën “maestro” kanë marrë vëmendjen në mediat greke. Kjo sepse dyshja është parë që të këndojë një nga këngët më të famshme në Greqi të Jorgos Mazonakis, “xheloz”.
“Në një nga pasditet e tyre të zakonshme, në Big Brother shqiptar, dy lojtarë, tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar vendin e tij në Eurovision Song Contest 2006 në Athinë, vendosën të këndonin në greqisht.
Çfarë zgjodhën? Një nga këngët më të famshme të Jorgos Mazonakis, “Xheloz” që u interpretua mjeshtërisht. Në fakt, ata u përpoqën edhe të kërcenin. Vlen të përmendet se ky fragment i veçantë nga shtëpia e Big Brother u ngarkua në kanalin zyrtar të reality show-t shqiptar në Youtube dhe arriti të kalojë shumë shpejt 250,000 shikime, me të dy lojtarët që dhanë “recital”, shkruan media greke.