Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi që do përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2023. “Duje” mori zemrat e publiku për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.
Albina dhe familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj. Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.
Në këtë videoklip mund të njiheni me këngën e ripërpunuar në gjuhën shqipe e cila është bërë në njërën prej studiove më të mëdha, Babajim në Turqi.