Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në eventin e ndarjes së çmimeve, ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’. Ajo ka interpretuar për publikun hitin e saj “I’m Good (Blue)”, me të cilin u nominua për një çmim ‘Grammy’.33-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të bronztë, i cili theksonte vijën e saj të trupit.
Në fund të performancës, Bebe Rexha u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” në fund interpretimit.