Banorët e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të përballen me sfida e lojëra të ndryshme. “Qesh mirë kush qesh i fundit”, atyre iu dha një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’ që përmes inskenimeve të ndryshme të bëjnë banorët për të qeshur. Ai që qesh gjatë performancës së një prej banorëve, u tha se digjet nga loja, pra skualifikohet.
Të fundit që mbetën në gara ishin aktorja Olta Gixhari dhe Ermiona Lekbello. Për këto dy konkurrente, djemtë u bënë bashkë në fund dhe filluan të kërcenin me bluza zhveshur.
Ata bënë veprime të ndryshme, madje në një moment i larguan edhe tutat, vetëm në mënyrë që t’i bënin vajzat për të qeshur. Ai që arrin deri në fund dhe fiton sfidën, do të ketë gjithashtu një shpërblim.