Ndërsa është sërish në pritje të ëmbël, Rihana ka zbuluar se si është të jesh një nënë. Nëse të gjithë kanë menduar se Rihana nuk ka qenë aq e përkushtuar për shkak se një staf i tërë punon pas saj, e keni gabim.
Ajo e ka përjetuar si të gjitha nënat, net pa gjumë, gjithë kohës në vrap për të qenë një nënë perfekte, dhe kjo sigurisht është pakëz e lodhshme.
“Ishim vetëm ne si prindër dhe foshnja jonë. Ti je thjesht një mumje në pjesën më të madhe të kohën. Ti thjesht bën lëvizje, dhe madje edhe je shumë paranojake. Ti mendoje, ‘Si ata na besuan ne të ktheheshim në shtëpi vetëm me këtë fëmijë? Kjo jetë e re? Me ne? Pa mjekë, pa infermierë, ne thjesht po shkojmë në shtëpi?,” tha Rihanna.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, bukuroshja thotë se ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, të cilën tani më do duhet ta përsërisë sërish.