Mbrëmjen e së mërkurës është diskutuar për një sërë temash në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banorët kanë realizuar një “talk show”, ku kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me çështje të caktuara. Mes temave të diskutuara kanë qenë dhe lidhjet dhe martesat mes gjinisë së njëjtë, ku shumë prej banorëve janë deklaruar pro.
Por këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shprehur qëndrimin e tij kundër kësaj çështjeje, duke i cilësuar si anormale martesat mes gjinisë së njëjtë.
Ndërkohë krejt qëndrim të kundërta ka pasur partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, e cila është treguar e mirëkuptueshme ndaj komunitetit LGBT+.
Një tolerancë të tillë ajo ia kërkoi edhe Luizit, mirëpo nuk denjoi që të ndryshonte qëndrimin e tij.