Akoma nuk janë martuar, mirëpo për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur thashethemet që janë ndarë, të tjerë që po përjetojnë krizë në marrëdhënien e tyre e të tjera thashetheme si këto.
Mirëpo, për Shën Valentine, festën e të dashuruarve, ato kanë zgjedhur që t’i mbyllin gojën të gjithëve që kanë dyshuar te historia e tyre. Dyshja ka publikuar foto që tregojnë se kanë gdhendur dashurinë e tyre në lëkurë.
Tatuazhet janë me inicialet e tyre, njëra me shigjeta të kryqëzuara dhe tjetra me simbolin e pafundësisë.
A ka më bukur?
View this post on Instagram