Megjithëse është pothuajse e ndaluar që brenda shtëpisë së Big Brother të përfshihen njerëz nga jashtë, banorët shpesh “nuk e mbajnë fjalën”. Së fundmi ka qenë Melisa Lleshi, banorja e “Big Brother Vip Kosova”, ajo e cila ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Juliana Nurës, ku përfshin edhe një tjetër personazh të njohur për publikun shqiptar, reperin Ledri Vula.
“Kjo çoi Ledrin për dy javë në shtrat. Kjo brenda është e butë, jashtë bën kshu”, tha Melisa, ndërsa Juliana nuk e ka mohuar por vetëm ka qeshur.
Sakaq, banorët e tjerë i kanë këshilluar që të mos thonë emra të njerëzve që s’janë aty. Emri Julianës, është lakuar prej 12 vitesh për videon erotike që iu publikua vite më parë nga ish-partneri i saj. E duket se vetë banorja e “Big Brother” e ka prekur këtë temë në reality-show.
“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im, por edhe për qindra gra të tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Nuk dihet sesi do të ndikojë deklarata e Melisës në marrëdhënien e Ledrit me bashkëshorten e saj Sara Hoxha.