Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka performuar së fundmi në mbrëmjen private që u mbajt pas ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’ në Los Angeles. Mirëpo një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në këtë mbrëmje. Ka qenë këngëtarja Bebe Rexha e cila ka ndërprerë perfomancës e saj pasi askush nga të pranishmit nuk po e dëgjonte.
“Mbrëmë në një festë, Bebe Rexha ndaloi së kënduari në mes të këngës për të qortuar publikun që nuk e dëgjoi. U stepa dhe gruaja pranë meje më pyeti pse. I shpjegova se më pëlqen kur yjet e popit i bërtasin audiencës. Ajo qeshi. E pyeta nëse ajo është një fanse. Dhe e dini cila ishte përgjigja e saj? ‘Unë jam nëna e Bebes’”, ka shkruar fansja në Twitter.
Duke parë këtë status, 33-vjeçarj e ka rishpërndarë atë me ndjekësit e saj në Twitter, duke shkruar: “Bushtrat, nuk po dëgjonin”.
Bitches weren’t listening! https://t.co/ipEKM0b2LF
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 5, 2023