Dje banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2 janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore. Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.
U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike. Madje disa prej tyre bënë edhe gabime elementare si maestro Armaldo Kollgjeri, i cili në pyetjen se “Me kë kufizohet Kosova?”, u përgjigj duke thënë “Jugosllavia”.
Në fakt, Jugosllavia ka qenë bashkësi shtetesh e shpërbërë para më shumë se 30 vitesh, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet Kosova. Por një gafë akoma më të madhe ka bërë në përgjigjen e kësaj pyetjeje banorja tjetër e shtëpisë, Deamishel.
Ajo tha “Greqia” në një moment duke u munduar të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.