Pasi u shpreh se 100 mijë euro nuk janë asgjë për të dhe se niveli i saj i jetesës është shumë lart, Olta Gixhari ka shkuar më tej teksa ka folur me Luizin për mënyrën e veshjes.
Olta i është drejtuar Luiz Ejllit duke ja ‘plasur’ në fytyrë se rrobat që ai vesh janë false dhe ajo personalisht do të ndihej shumë keq nëse këtë gjë do ta dënon me të.
Këngëtari i është drejtuar se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.
Pjesë nga biseda:
Olta: Myslym Shyri se ata kanë false. E shikon që ia sjellin false. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba false. Pse duhet të veshësh false?
Luiz: S’jam i pasur.
Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.
Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin origjinal. S’kanë lekë moj zemër.
Olta: Po vishu si unë me Zara.