Ish-opinionistja e Big Brother VIP 1, Balina Bodinaku nuk ka kaluar pa u përfshirë edhe këtë vit me mendimet e saj për banorët e shtëpisë së famshme.
Nëpërmjet një video në Instagramin e saj ajo është shprehur se sheh si fitues Oltën dhe Luisin, por është ndalur te ky i fundit për të analizuar lojën e tij.
“Luisin do ta quaj lojtarin më të fortë që ka hyrë ndonjëherë në shtëpinë e BB. Atij loja i vjen shumë natyrshëm, e ka në gjak. Është shumë i qetë dhe nuk merr asgjë personale. Asgjë nuk është më e rëndësishme për të se qëllimi për të cilin ka hyrë. Super i fokusuar pavarësisht se nuk duket. Gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është. Nga Luisi që ne njohim jashtë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për një lojtar, nuk i blihet mendja”, shprehet Balina.