Big Brother VIP Albania është pa dyshim spektakli më i ndjekur i momentit. Situatat e tensionuara, historitë jetësore e përjashtimet e konkurrentëve nga gara, e kanë bërë këtë spektakël programin më me interes në të gjitha trevat shqiptare. Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.
Televizionin Top Channel ka pranuar se për shkak të kontratës, përkatësisht pranimit të patentës nga kompania ndërkombëtare që ka themeluar spektaklin Big Brother, janë të detyruar që të bllokojnë videot në disa shtete.
Ndërkohë, platformat nga ku shikuesit e Kosovës mund të ndjekin Big Brother VIP Albania mbeten Facebook, Instagram dhe rrjetet kabllore-satelitore.