Bashkimi Evropian është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në vitin 2023. Këtë e ka thënë ditën e sotme përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell në Twitter.
‘‘Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale. Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t’i detyrojë ukrainasit në errësirë me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, edhe në vitin 2023”, shkruan Borrell.
In 2022, Russia decided to fully abandon commitments to basic human rights and to attack Ukraine and global security
At the year’s end, Putin tries once again to force Ukrainians into darkness with despicable attacks
We are resolved to continue standing by Ukraine, also in 2023
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 31, 2022