Mbrëmjen e kaluar, në Tiranë u pa spektakël fishekzjarrësh i cili emocionoi dhe kënaqi të gjithë të pranishmit në shesh por edhe ata të cilët e ndoqën nga ekrani. Drejtori i Policisë së Tiranës, në një prononcim për mediat lidhur me situatën e rendit gjatë kësaj nate festive ka thënë se janë lënduar lehtë 12 persona. Sipas Vocajt, të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, janë larguar drejt banesave të tyre.
Fatmirësisht, edhe në qytete të tjera të vendit, nuk janë regjistruar incidente të rënda nga festimet e Vitit të Ri.