Promisa quhet fëmija i parë që ka lindur në 2023. Vogëlushja erdhi në jetë me të trokitur ora 00:00 e mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Menjëherë pas vogëlushes, më saktë 1 minutë më pas në 00:01, tek materniteti “Koço Gliozheni” ka lindur edhe një djalë i cili është quajtur Orjol.