Barrikadat e vendosura 2 ditë më parë në pikën kufitare të Merdarës janë hequr ditën e sotme duke liruar edhe pikën kufitare në këtë vend. Lajmin për heqjen e barrikadave dhe hapjen e pikës kufitare në Merdare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi bllokuan rrugën për në kufi.
Barrikadat janë ende në Mitrovicën e Veriut si dhe në Zubin Potok, të cilat priten që të hiqen brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme sipas njoftimit të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.