Fitorja e Albina Kelmendit dhe familjes së saj për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2023’ ka shkaktuar shumë debate në publik, duke qenë se sipas tyre ajo që e meritonte të shkonte në Eurovision ishte Elsa Lila me këngën e saj Evita.
Albina Kelmendi dhe familja e saj u votuan nga publiku për ta përfaqësuar vendin tonë, ndërkohë që Elsa Lila fitoi çmimin e parë nga audienca profesioniste.
Në të gjithë morinë e komenteve, ajo që u vu re, ishte postimi i modeles Adrola Dushi. Ajo ka postuar një foto të Elsa Lilës ndërkohë që ajo po performonte dhe përbri saj ka shkruar frazën e poezisë së famshme: ‘Ah moj shqypni e mjera shqypni’.
Duket se Adrola ka qenë fanse e flaktë e Elsa Lilës në Festivalin e 61-të të Këngës. Fansat e saj dhe të gjithë ata që e kanë parë postimin e saj në Instagram, e kanë komentuar atë si një kunj ndaj Albina Kelmendit dhe familjes së saj.